Pas mortit tim

23:34 / 02 January 2024

Pas mortit tim

Kur t’më përcjellin me gjamën e burrave
Mbi votër t’më mbetet martina varë
Kur t’më pushon shtati i lodhun udhëve
Ma kujtoni mallin, plagë shpirti t’vrarë

Shtigjeve të mia shpirti kthehet vet
Dashamirë i njerëzisë shpirtmirë
Vjen si uartë e të ligën ua vret
Më kujtoni aq sa jetoni dhe vet

Ma kujtoni plagën ju o njerëzit e mi
Kur akulli shkrinë maja maleve me borë
Vishuni në të bardha kurrë jo në zi
Le tu ndrijë mbi kokë nuri si aureolë

Jo kurrë fjalën, as heshtjen mos kujtoni
Ngrini dolli, ju puthadorë bujtinave gëzoni
Sa një pendë rose mbi tokë ju që rëndoni
Emrin tim harroni se ashtu më nderoni

Autor: Islam Morina (dhjetor 2023)