Perëndeshë e dashurisë
Ëmbëlsi i jep mëngjesit, rrugës kur kalon
Si sorkadhe rrugës vjen, jeta vet ndalon
Zemrën ti ma rrëmben dhe e qon në tjetër botë
Kur ti shkon edhe ikë, jeta duket sa e kotë
Buzën ti kur kafshon e syrin lehtas e seç ma shkelë
I falë vendit hijeshi, freski shpirtit seç m’i sjellë
Mjaftë moj e uruar, se zemrën copë ma bëre ti
Hajt njëherë falma syrin, le të zhytemi n’marrezi
Eliksir të nxjerrë buza, fjalën embël kur e flet
Puthja yte mua ziut peng do t’më ngelë përjetë
Lozonjare, lajkatare që zemrën përvëlon
Syrin kur e shkelë edhe dielli nis shterron
Eliksir jete ti më je, ti moj afsh i dashurisë
Falma synë moj veç njëherë, perëndeshë e bukurisë
Autori: Islam Morina (korrik 2021)