Pllana: “Kurti më ka premtuar që përballë aeroportit “Adem Jashari” do të ngritët obelisku i fëmijëve të vrarë në luftë nga forcat serbe”

22:30 / 11 November 2022

Publicisti dhe autori i librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, Nusret Pllana, ka thënë që në muajin prill të këtij viti pati një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Pllana në emisionin N’Konak me Islam Morinën, prodhim i Gazetës Infokus, ka konfirmuar se Kurti i premtoi atij se me ndihmë të institucioneve do të ngritët përballë aeroportit “Adem Jashari”, obeliskui fëmijëve që u vranë në luftë.

“Janë 1 mijë e 342 fëmijë të vrarë. Për këtë arsye unë kam qenë shumë i zëshëm sidomos këto vitet e fundit për ngritjen e Obesliskut të vrasjes së këtyre fëmijëve tek aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”. Realisht janë dy lëvizje pozitive të qeverisë Kurti, i cili në 25 prill të këtij viti kur është taku me mua për këtë temë dhe me Xhavit Muçollin dhe Fadil Muçollin e Teuta Elshanin, ne pikërisht për këtë temë, për këtë projekt jemi taku, na ka premtuar që gjithsesi ka me u realizu”, ka thënë ai.

Pllana ka deklaruar se për këtë ka marrë siguri të plotë nga kryeministri duke dhënë detaje të obeliskut dhe duke treguar me detaje se si do të jetë përurimi i këtij obelisku që planifikohet të përurohet në ditën e fëmijëve, 1 qershorin e vitit 2023.

Për më shumë detaje ndiqni emisionin e plotë ku Pllana jep detaje për obeliskun dhe përurimin e tij./Gazeta Infokus/