Reflektim

12:39 / 07 June 2023

Reflektim

Përtej hakmarrjes jeto me faljen
Ka një Zot që secili e ka mbi kokë
Vjen një ditë kur jeta bën ndarjen
Numëro zgjimet sa herë re në tokë

Ngritu dhe ngadhnje, jeto, triumfo
Mos i jep kënaqësi të ligut që pret
Edhe pse plagosur lufto e qëndro
Qëndresa më shumë se plumbi vret

Qëndro në këmbë me kokën te retë
Dhimbjen ktheje në forcë e krenari
Ujku do prenë e i pabesi ligësi pret
Të ligut kurrë jo mos i jep kënaqësi

Ata shpinën ta kthyen kur nevojë pate
Dashamirësi nuk njohin as nuk shohin
Ji forca që shtynë në maja zemrën tate
Ashtu ata kanë rastin ty të të njohin

Të humbur janë ata e jo ti që qëndrove
Kur një ditë vjen një fund e shuhet jeta
Me nderë ti jetove e kurrë su ligështove
Gjithkush jep llogari për t’bëmat e veta

Ty të mbetet aureolë bardh nuri mbi kokë
Ata skëterrë do venë siç ishin zi mbi tokë

Autor: Islam Morina (qershor 2022)