Rivarroset ushtari i zhdukur i UÇK-së, mbetjet mortore iu gjeten në veri

21:23 / 26 June 2021

Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Maksuti do të pushojë nga e hëna në varrezat e dëshmorëve në fshatin Lubavec.

Ai ishte vrarë dhe tërhequr nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, derisa mbetjet mortore janë gjetur në varrezat e muslimanëve në Veri të Mitrovicës.

Në njoftimin e familjes Maksuti thuhet se Remzi (Bejtullah) Maksuti i lindur më 13.08.1974, ishte vrarë në betejën e 28 majit 1999 në Lubavec dhe terhequr nga forcat serbe.

“Kishte rezultuar i zhdukur, mbetjet mortore janë gjetur në varrezat e muslimanëve në veri të Mitrovicës dhe jane idetifikuar, rivarrimi do të bëhet të hënën, më 28.06.2021 në ora 15:00, në varrezat e dëshmorëve në fshatin Lubavec”, thuhet në njoftimin e familjes.