Rroftë injoranca
Jemi lodhë e venitë
Shtigjeve të shpresës
Rrudhat në ballë na u banë
Skutave të harresës
S’kemi forcë, lodhë e dërrmu
Lakun n’gryke vu na e kanë
Horrat, bajraktarë sot janë qu
Në hu t’vobektin vjerrë e lan
Si hije endet i dituri
E padija mban leksion
Skutave të qytetit veq hi
Prijatar u bë banditi jonë
Rroftë injoranca
Dija sjellë mjerim
Lartsu qoftë banditi
Bajraktari, puthadori im
Autor: Islam Morina (shtator 2020)