Shekulli i marrëzisë

01:08 / 03 September 2021

Shekulli i marrëzisë

Në shekullin e marrëzisë jetojnë njerëz plot
Për njerizllëk e dashamirë sa vuan kjo botë
Thashetheme gratë, e thashetheme burrat
Rrojnë duke llapur, jargët u shkojnë si gurrat

Qesh burri i botës, përgojon të tjerë
I duket vetja i përosur, i duket esmer
S’e di se në jetë, njerëzilleku ka vlerë
Nga parimet e morali, as që merr erë

Zgjohet që me natë, të shikoj të tjerët
Të zezat i vënë prapa si të kuqit kmerët
Flet e përgojon, sa pështirë e marrëzi
Llum nxjerrë nga goja shpirti korb i zi

O burra e gra, që botën përgojoni e shani
Dertet e njerëzisë, mbi supe rënd i mbani
Jetoni jetën tuaj, njëherë, një jetë keni
Pse dertet e tjerëve barrë vetes i vëni

Shekulli ka arrirë, majat e teknologjisë
Ca njërëz e bëjnë, shekullin e marrëzisë

Autor: Islam Morina (Korrik 2021)