Shpirtin të bardhë mbani

14:56 / 15 March 2023

Shpirtin të bardhë mbani

Jo çdo udhëtar nate është i pashpresë
Dhe jo çdo natë e errët është e pabesë
Të errët skëterr natën e bën veç pusia
Të pashpresë njerinë e bën tradhëtia

Zemra e zezë, bardhësi kurr nuk sheh
Shpirti i vrerosur mirësinë s’e njeh
Rrugën të gjatë, jo nuk e bën largësia
Jetën skëterr të zezë e bën panjerëzia

Bora jo nuk është, e vetmja bardhësi
Aureolë mbi kokën tënde rri mirësi
Mbani shpirtin bardh e zemrën plotë
Askush, asgjë s’mori nga kjo e uruar botë

Autor: Islam Morina (mars 2022)