Shpirtmadhi

14:41 / 19 November 2022

Shpirtmadhi

Sot t’i ndjejmë hapat e tu të lehtë
Tek ecin mbi petkun e lirisë
Zërin kushtrim për liri ta ndjejmë
Buzëqeshjen istikameve ku luftove gjejmë

Por sot ndjejmë mallin për fjalën tate
Lirisë së vatanit i mungon gurthemeli
Shpirtmadh i vatanit, që lodhje nuk pate
Je gjak që nuk falesh, e as nuk thahet

Të lirë pa liri, dasmorë pa flamur mbemë
Ne jemi gjallë, por të humbur pa ty Demë

Autor: Islam Morina (nëntor 2022)