Shtigjeve të jetës

11:40 / 26 August 2021

Shtigjeve të jetës

Histori me gjak stolisur
Burgjeve plot me lagështi
Si flamuri lart i ngritur
Në rrugë ti qëndrove o Haki

Rreze drite mbi këtë tokë
I përflakur në rini
Të kërkonin kë kishe shokë
Mes torturash në çeli

Tek ti rron amaneti
Nga gjaku Arbëror
I pamposhtur si valë deti
Në burgje të rënda plot terror

Nëna loke kur të erdhi
Në çeli të burgut për me t’pa
Të takoj jo se la serbi
Vdiq krenare kë djalë ka

Zëri yt rrufe mbi male
Në sallë të gjyqit, në polici
Kushtrim dhe në trojet shqiptare
Pa derdh gjak, jo s’ka liri

Edhe shokët kur i kujton
Shkruar në poezi
Je vigan i kombit tonë
Lum Shqipëria që të ka ty

Autor: Islam Morina (23.12.2012)

Ky tekst është shëndrruar në këngë nga këngëtari i mirënjohur Halit Gashi