Si ty nuk ka tjetër
Lule nuk ka që erë mban si gusha jote
Fjalët e shikimet zën rrjedhin e shkasin
Si sorkadhe je më e bukura e kësaj bote
Syri, buza jote, dallgë që zemrën rrahin
Kur gjumë në sy nuk kam, me ty e kaloi natën
Buzëqeshja jote m’deh, ta dish sa vuaj unë
Me ty në mendje dehur unë e pres ndërrim datën
Sërish kur vjen nata të dua dhe më shumë
Një fjalë a s’ma thua n’dashuri a duhet guxuar
A ma falë synë e shkruar, zemrën mbushur jetë
Zemra me zemrën të rrojnë bashkë afruar
Peng i mosguximit dashuria s’guxon të mbetet
Autor: Islam Morina (Dhjetor 2022)