Sikur të isha engjëlli dëshmitar

11:15 / 13 August 2021

Sikur të isha engjëlli dëshmitar

Do doja të isha engjëll dëshmitar, kur dëshmori ra
Ta dëshmoja tek të gjallët ç’ndjeu, kur jetën e dha
Tu rrëfeja cave, që ulërasin e bëjnë sehir
Tregojnë se si lufta mund të bëhej më mirë

A e dini o të mjerë, se për lirinë e vegjëlisë
Kjo tokë në gji mbanë, më të mirët e shqiptarisë
Dëshmori jetën e shojti që ju të rroni n’liri
Tash pëllisni nga kolltuku se lufta s’ish për ty

Gjak i derdhur fushës, frymën ka për t’ua nxënë
Nuk njolloset dëshmori, që për liri ka rënë
Do doja të isha engjëll dëshmitar dëshmori kur ra
Të mos e lija çdo pallë, çlirimtarët me i fy e sha

Autor: Islam Morina (Korrik 2021)