Sot janë bërë 22 vjet nga rënia heroike e Shkëlzen Haradinajt me shokët e gjakut e të pushkës Fatmir e Luan Nimanaj dhe Hasim Halilaj.
Ata ranë në mbrojtje të civilëve të strehuar në grykëmalet Dushkajës. Forcat barbare çetnike kishin mësyrë civilët e strehuar në qiellin e hapur. Shkëlzen Haradinaj, Fatmir e Luan Nimanaj, Hasim Halilaj e shumë ushtarë të tjerë u bënë mburojë e gjallë duke mos lejuar hyrjen e forcave serbe tek civilët e pa mbrojtur.
Pas një beteje dhëmb për dhëmb, e trup më trup me forcat sllavo-çetnike bien në altarin e lirisë Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimonaj, Hasim Halilaj dhe i plagosur rënd mbeti Luan Nimonaj, cili ndrroi jetë një ditë më pas.
Rënia e tyre i dha ngjyrë flamurit e motiv shtesë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vëllezërve të tyre nën armë për ta bërë realitet lirinë e mëmëdheut.
U qoftë e lehtë mbi varr lëndina!