Sot e ka datëlindjen Heroi i Kosovës Komandant Fehmi Lladrovci

19:24 / 28 May 2021

Heronjtë mbeten gjithmonë të rinj, kurse vepra e tyre jehon në përjetësi, e gjaku i tyre i bën roje vatanit me të cilin u bënë një, duke ia falur më të shtrenjtën jetë.

Nga do që gjallërojmë shtigjeve të mëmëdheut, ka nga pak jetë nga jeta e tyre, pak nga shpirti i tyre gjithë nur.

E kush mund ti bëhet theror vatanit përveçse djemtë e vajzat si Fehmiu e Xheva. Madje vetëm një ditë para se të binte ai e kishte shkruar vetë profecinë e tij. I pyetur se do ta jepnit jetën për lirinë e Kosovës. Fehmi Llladrovci do të përgjigjej: “Me kënaqësinë më të madhe”, dhe fytyra do t’i shndrinte, sikur ta dinte se një ditë më vonë atë thënie të tijën do ta bënte realitet bashkë me Xhevën Heroinë.

Komandant urime datëlindjen, e emri yt jetoftë sa vet mëmëdheu dhe përjetësia!

E lehtë i qoftë mbi varr lëndina!