Te bunari në sokak
(Kushtuar Bekim E. Morinës, kushëririt dhe mikut tim të fëmijërisë)
Nisem drejtë rrugës tonë, aty ku fëmijërinë kaluam
Mbetem te bunari, ku t’ fundit herë u takaum
U takuam e u ndamë, kur larg po ikje ti
Ishte e fundit herë që shiheshim me sy
Nga larg ta dëgjoja zërin, e nuk të shihja dot
Doje të t‘kujtoja, ashtu me jëtë plotë
Nuk patëm zgjidhje dhe u takuam prap
Ti i shtrirë symbyllur, unë të prisja në sokak
U takuam aty, tek bunari ku u ndamë
Unë të përqafoja, e ti s’më bëzanë
Na e le një shpresë, një bimë ku sot mbahemi
Edhe pse nuk je, dot teje nuk ndahemi
Jam më i ligë, se kurrë herë më parë
Do doja të të shihja, malli më ka marrë
Djali yt i vogël, tashmë është bërë burrë
Sa herë më përqafon, lotët më shkojnë gurrë
Nuk ka fjalë e letër, që zë mallin për ty
Jam i lumtur shumë, për ato që bëmë të dy
E kam të freskët zërin, për të fundit herë
Më the mos derdh lotë, shihemi në verë
E vera kur më vjen, me Blendin që t’ngjanë ty
Është ngushëllimi i vetëm, dhe shpresa në sy
Prehu i qetë, mik dhe kushëri
Kujtimet që kem’ bashkë, nuk na ndajnë të dy
Malli kur më merr, përpjetë ngjitem malit
Veç shpati ma shuan, mallin e Bekë djalit
Më duket se të shoh, në krye të shpatit
Tek fillojmë rend të ri, nën hijen e malit
Lehtë the qenka t’ vdesësh, e kjo më ngushëllon
Sa herë fryn era, në ty më kujton
Eja ti në ëndërr, në sokak te bunari
Të pres si përherë, së më mbyti malli.
Autor: Islam MORINA (23.02.2016)