Gazetari Islam Morina nëpërmjet Facebook-ut ka ndarë momente nga takimet e tij me Dëshmorin e Kombit Imer Shala.
Ai me një status tejet prekës dhe përshkrues ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga takimet dhe njohja me dëshmorin.
Ky është statusi i tij i plotë, për të cilin ai e ka falënderuar edhe faqen “Të nderojmë Heronjtë Tanë”, e cila këtë tekst e ka shpërndarë vite më parë, pikërisht në vitin 2014, në përvjetorin e rënies së Dëshmorit Ymer Shala – Rrapini.
Stausi i plotë:
“Ymer Shala sot i ka mbushur plot 22 vjet përjetësi!
E kam të freskët ditën kur për herë të parë erdhi në shtëpinë tonë, për të rënë në kontakt me njësitet e terrenit dhe për t’u mobilizuar në Luftë për Liri, bashkë me Imerin ishin edhe Afrim Shala – Brica dhe Blerim Sahiti – Bardhi.
Edhe pse të dërrmuar nga rruga e gjatë nëpër male nga Prishtina deri në Rixhevë, në fytyrat e tyre ndriste fort një rreze lirie dhe shprese, guximi dhe bujarie. Ishte Prill-Maj 1998-të kur erdhën, dhe me ardhjen e tyre nisi rruga drejte lirisë.
Në praninë e Imerit te krijohej bindja se je i mbrojtur, i paprekshëm nga plumbi i armikut, mbase këtë veti e kanë të gjithë ata që lindin për të mos vdekur kurrë, lindin për t’u përjetësuar në altarin e lirisë, lindin për t’iu bërë atdheut therror.
I tillë ishte Imeri, as epej e as nuk perkulej para armikut, gjoksi i tij ishte shkëmb çeliku që po thyente vargonjtë e robërisë. Më kujtohet edhe takimi i fundit me të kur erdhi për vizitë në Prishtinë, i qeshej fytytyra dhe qeshej, kur ne brengoseshim se si do dalë nga Prishtina.
E kam para syve skenën kur Imeri ia puthte duart nënës së tij, Dadës Hasime duke i thënë ti i ke tjerët mua mos më llogarit se Imerin ja ke falë Kosovës.
E çka mund thuhet më shumë për një trim të paepur si ai, përveçse t’u bëftë gjaku dritë Imer Shala!
Lavdi Dëshmorit të Kombit Imer Shala!
I qoftë e lehtë mbi varr lëndina!”,
Faleminderit faqja “Të nderojmë heronjtë tanë”!, ka shkruar Morina në Facebook.