Udha e jetës

22:44 / 14 August 2021

Udha e jetës

Vjen një ditë që rrudhat e ballit nuk janë veç rrudha
Ngjyra e syve nuk ka më shkëlqim, si atëherë dikur
Zemra rrallon së rrahuri, kur udhëtarit i soset udha
Vragat i mbeten kujtim, nga ata që bënin gjoja sikur

E pishman nuk i bie, që kohën humbi dikur e shumë herë
Peng s’i ngeli shpirtit të bardhë, që s’u ndal së dhëni përkushtim
Kohë mirësi dha atëherë, kur në këmbim s’mori të njëjtën vlerë
Mirënjohje e respekt për dhembshurinë, përzemërsisht dedikim

Rrudhat flasin vetë, jo kurrë nuk kanë nevojë për fjalë
Lum kush kohë, përkushtim e respekt aq sa merr, tjetrit i falë

Autor: Islam Morina