Urime ditëlindjen Hero Shkëlzen Haradinaj

07:58 / 25 March 2021

Heroi i Kosovës Shkëlzen Haradinaj sot e ka ditëlindjen! Ai sot do të mbushte 51 vjet, por ra në altarin e lirisë në moshën 29 vjeçare, duke mbrojtur popullatën civile në malet e Maznikut më 16 prill 1999.

Sot në ditën e lindjes heroit ia ka uruar ditëlindjen vëllai i tij Ramushi me disa fjalë prekëse. Pos tjerash Ramush Haradinaj ka shkruar: “Jetën ia fale lirisë, që sot mbrohet nga Luani yt e shumë luanë të tjerë!”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

“Shkelzen, urime ditëlindja.
Sot bëre pesëdhjetenjë, por mbetesh njëzetenëntë vjeçar përgjithmonë.
Jetën ia fale lirisë, që sot mbrohet nga Luani yt e shumë luanë të tjerë!”, shkruan Haradinaj në Facebook.