Urime ditëlindjen Luani i UÇK-së!

10:01 / 17 November 2020

Sot është një datë e shënuar në kalendarin e historisë sonë kombëtare, sepse sot 47 vite më parë lindi Luan Haradinaj, ai që do të bëhej Luani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të jetosh mes jetës dhe vdekjes është rrugë e vështirë, por të vdesësh për të jetuar është akti më sublim e më fisnik që vetëm të rrallët mund ta bëjnë.

I tillë ishte Heroi Kombëtar Luan Haradinaj, ra në fushë të nderit për të jetuar në zemrat e vegjëlisë, ra për të jetuar të lirë brezat që do të vijnë.

E vëllai dhe bashkëluftari i tij Ramushi, e kujton duke shkruar: “Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë. Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!”, shkruan vëllai i Luanit Ramush Haradinaj.

Kurse vëllai e bashkëluftari tjetër i Luanit, Dauti, me krenari shkruan: “Sot 47 vite më parë linde për t’i dhënë vendit tënd atë më të shtrenjtën, jetën. Na bëre krenar me çdo ditë të jetës tënde, ashtu siç na bëre krenar me rënien tënde në mbrojtje të shokëve”, shkruan në Facebook Daut Haradinaj.

Luan urime ditëlindjen! E paq të lehtë mbi varr lëndinën!