Ushtar Kavaja i vegjëlisë
Deti ndali dallgët, e bjeshkët ranë n’qetësi
Atë ditë kur Indrit Cara ra për liri
Dha jetën e vet për njat shqiptari
Ra trimi për të rrojtur në mua dhe ty
Kushtrim vjen nga Kavaja zë i shqiptarisë
Luftën mos e ndalni të fala vegjëlisë
Nëse doni ta nderoni birin e Shqipërisë
Kurr mos t’pushoj pushka deri ditën e lirisë
Ra Ushtar Kavaja, do të binin dhe të tjerë
Tokë e shqiptarit nuk mbetet e mjerë
Jeta fli e trimave lirinë na e ka sjellë
Gjaku i shqiptarit lulëkuqe vendit mbjellë
Për mua të mos bëhet vaj e as gjëmë
Te shkëmbi sill lule, lot mos derdh nënë
N’mbrojtje t’shqiptarit sot unë kam rënë
Për lirinë e vegjelisë jetën e kam dhënë
Nuk jam më Indriti i Kosovës e Shqipërisë
Jam Ushtar Kavaja, i biri i vegjëlisë
Autor: Islam Morina (Korrik 2021)