Ushtari i UÇK-së mes lotëve: “Fëmijën 8 apo 9 vjeç e shihje të prerë në fyt”

13:34 / 15 November 2020

Ish-ushtari i UÇK-së, Ilir Morina në një rrëfim për “Liria ka emër”, ka treguar storien e tij nga fillimi se si i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e deri tek masakrat që kishte parë.

Në mes të lotëve, Morina tregon se si i kishte parë fëmijë 8 apo 9 vjeç të prerë në fyt nga Forcat e Serbisë dhe se si gratë, burrat e pleqtë të djegur e masakruar.

“Fëmijët i shihje, 8 vjeç apo 9 vjeç të premë në fyt, të kallun gra, burra, pleq, i kish kallë me shpi. U duhke me një plaf ose diçka se u bojke troshë prej të kallnës për me i shti në dhe e me i varrosë, e ndërsa sot neve na akuzojnë për krime. Çfarë krime bamë na? Na a shkumë në Serbi me i vra atje gra e fëmijë? Jo. Na shkumë me i varrosë ata që na i vranë ata, që na i prenë, që na i djegën. E sot kur i shoh ushtarët e UÇK-së e udhëheqësit e UÇK-së ma të mirët, ata na mësun qysh duhet vendi, sot ballafaqohen me gjykata”, thotë ai.

Ndiqeni më poshtë rrëfimin e Ilir Morinës, që si 17 vjeçar ju bashkua UÇK-së: