Ushtari im

22:48 / 14 August 2021

Ushtari im

Kur u nise ishte natë, fytyrën tënde nuk ta pashë
Shtegtim nise ti me shokë, një shami kujtim ta dhash
Sa herë hapej dera e oborrit, gjithë kujtoja se ishe ti
S’qe e shkruar e s’qe e thënë , të takohemi përsëri

Atë ditë çlirimi t’prita me mallë, të më vije si ngahera
Një ushtar solli një letër dhe i ngrysur priste te dera
Letrën në dorë ai ma la, e shaminë që dikur ta dhash
I dashuri yt tha n’luftë ka ra, veç n’altar e takon tash

Autor: Islam Morina (maj 2021)