Vaji i nënlokes

12:05 / 18 August 2021

Vaji i nënlokes

Lahuta plakë rënkon në dyert e një kulle
Vjaton djalëmirin që dëshmor ra për liri
Qyqja nis e vajton hapave që bëri asaj udhe
E vaji i saj udhëton ngado i thonë Shqipëri

Lamtumirë biri im ti kurrë nuk më the
Pushkën vure krahut, zemrën mbushur liri
Krushk i parë tek sillje liri në mëmëdhe
Sokaku e avllia s’të harrojnë kurrë ty

Sot më i bukur po i kthehesh vatanit
Ballin qendisur me lirinë që e gëzoj
Atë natë në pritë re te Vau i Hanit
Për ty nana këndoj e jo nuk vajtoj

Kur më merr malli bir me ta ni atë za
E dëgjoj erën që rreh lisat e rrugës sate
Zanin ta dëgjoj si atë ditë n’pritë kur ke ra
Liri mëmëdheut burra unë po rilind sonte

Autor: Islam Morina (prill 2021)