Varret e lirisë

13:25 / 18 August 2021

Varret e lirisë

Një lëndinë mbushur me varre
Në Prekaz e n’Gllogjan rrinë
Aty nisë ka dasma e madhe
Mëmëdheut ia shtojnë hijeshinë

Si kujtesë qëndrojnë për breza
Varret stolisur, flamur përmbi
Na kujtojnë sot si nga hera
Se pa derdhë gjak nuk ka liri

Të gjallë janë ata, e jo ne
Kur parakalojmë aty përbri
Ranë e u ngritën mbi mëmëdhe
Të rrojë e lirë kjo vegjëli

Autor: Islam Morina (dhjetor, 2020)