Zemra e thyer

10:17 / 26 November 2022

Zemra e thyer

Dashurinë unë ta kam falur
Po nuk që e thanë në jetë
Më harrove, m’le përflakur
Shpirt i vrarë unë tash kam mbetë

Fjala jote n’zemër gdhendur
Zemra e thyer vet ka mbetë
Malli djeg si zjarr i çmendur
Në kujtime mbeta vetë

Fytyrën tande n’mendjen time
As dheu i varrit s’ka me tretë
Gëzim shpirtit veç ti mi solle
Pikë në zemër më ke mbetë

Autor: Islam Morina (Nëntor 2022)