Borë e kuqe dhjetori

18:33 / 14 December 2022

Borë e kuqe dhjetori

Bora u bë e kuqe e mengjesi agoi i zi
Dhjetorit i dhanë emër heronjtë në kufi
Muja bashkë me trima vet i dyzetë
Gjakun derdhë lum e trimi nuk jep jetë

Sa plumb mbi gjoks i bie, ia shtojnë trimërinë
Vet i dyzeti Muja me gjak e lanë Shqipërinë
Mbi Likene të Hasit, atë ditë digjej flakë baroti
Luftonte komandant Kapuçi, si trimat që moti

Dhe kur zemra i ndali, u ngrit si vigan
I thonë Mujë Krasniqi, syrin shqiponjë
Mbi vatan u ngrit, trimi i vegjëlisë
I dha jetë kombit e dritë vet lirisë

Autor: Islam Morina (14 dhjetor 2022)