Doktori i lirisë

10:03 / 13 October 2020

Doktori i lirisë

Me buzëqeshje vrisje vdekjen
Plagës i epje prehje e qetësi
Nuk kurseje asnjëherë veten
Doktor që shëron e sjellë liri

Me pak mjete e shumë zemër
Dhimjet trimave ua paksoje
Xhemajl djali të thonë me emër
Plagët lirisë ti ia shëroje

Liria vinte me shumë dhimbje
Dhe me plagë që sillnin liri
Ty doktor që në istikame vije
Melhem për varrë ishe ti

S’të harron kurrë as vegjëlia
Që plagë i lidhe e i dhe zëmër
Nga duart e tua shërohej liria
Gjithë Drenica të ka në zemër

Autor: Islam Morina (tetor 2020)

P.S.

Xhemajl Selimin e kam njohur për herë të parë më 17 maj 1998, ditën kur u vranë tre e torturuan 27 të tjerë bashkëfshatarët e mi. Xhemës i jam borxhli për trajtimin e axhës dhe gjyshit tim, por edhe për kujdesin ndaj luftarëve të lirisë dhe dhjetëra e qindra civilëve gjatë luftës. Faleminderit e rrofsh sa malet Xhemo!