Leotrim
Kisha dashtë kambën tane me puthë
E duart e vockla me ti ngrohë
Ti linde trim e ike trim
Se ashtu ikin trimat, pa rënkim
Ajo plaga jote e barkut dje
Pikon gjak nga zemra ime sot
Se veç Leotrimi di me na kallxu
Sa e shtrenjë është liria e sa mizore është kjo botë
Autor Islam Morina (qershor, 2024)
www.islammorina.com