Malli im

20:58 / 15 May 2024

Malli im

Nuk dua të mbetem në ty një pse
Zemrës sate të lundrojë si puhi
Dua të jem poemë apo ytja ese
Kujtimi yt i ëmbël në fshehtësi

Dua të jem kujtimi i mëngjesit tand
Shkëndijë që shndrin syrit tat jetë plotë
Agu i i kujtimeve në mbrëmjen hijerand
E ytja shpresë kur rrënuar je përtokë

Se ti më je jeta, gëzimi im i fshehur
Shkëndijë që ndez zemrën në thellësi
Je ndjenja e qenjës sime t’heshtur
Mall i pashuar e imja dashuri

Autor: Islam Morina (qershor 2020)