
Shko nipçe në Prekaz
N’truallin e Jasharëve nipi im rri i lirë
Shijon lirinë e vatanit dhuratë nga Ademi
Bredh e mbledh lule lëndinës nipi i dlirë
Nga larg loti rrjedh, sa fat të lirë që jemi
Shko nipçe, shko, në Prekazin e Legjendes
Shko, këndo, vrapo e hidh valle se kështu do Ademi
Shko nipçe, shko, këndo këngën e zemrës
Jemi gjak Drenice, kishë e xhami Prekazin kemi
Dhe kur të rritesh nipçe bëhu ushtar i Ademit
Vazhdo trashëgiminë i jep nur gjithë vendit
Autor: Islam Morina (7 mars 2026)