Vendlindje-Atdhe

21:14 / 14 June 2023

Vendlindje-Atdhe

Vrap tek ty erdha, vendlindje-atdhe.
Jam afër hyjit, në trollin ku kam le.
Ty të njoh mirë, për okë e pëllëmbë.
Tek ty të fortë i kam , at edhe mëmë.

Tek ty u bëra burrë, dhe më dhe fëmijë.
Tek ty përjetova, robëri e liri.
Veç ti më zgjatë jetën, dhe përjetojë lirinë.
Prore tek ty mbetem, triumfues e viktimë.

Mbi tokën tënde ar, lis e rrita shtatin.
Të ta falë ty, pak e kam dhe gjakun.
Larg teje kur jam, çdo natë të shoh në ëndërr.
Dhe veten veshur bardh, si kur u bëra dhëndërr.

Jam fare e dheut tënd, e shpirt i imi je.
Po ku ka më të bukur se ty, Vendlindje-Atdhe.

Autor: Islam Morina 14.06.2014